Zjarri në IML, akuza të rënda nga avokati i rastit Dehari – Tomë Gashi

E publikuar: 21/11/2023 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas shpërthimit të zjarrit në hapësirat e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Gashi tha se kriminelët, pas një krimi, i djegin veturat duke theksuar “24 vite aktivitet kriminal”.

“Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, ‘zakonisht’ e djegin Institutin e Mjekësisë Ligjore – nëse jo tërë objektin, të paktën zyrën e drejtorit”, shkroi tutje ai.

Sipas tij, kjo situatë është shumë shqetësuese.