Zjarri në Elkos, spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e të lënduarve

E publikuar: 25/03/2023 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se 8 persona janë duke u trajtuar, pas lëndimeve që morën në djegien e objektit të ELKOS-it, mëngjesin e sotëm.

Më tutje, ata bëjnë të ditur se gjendja e pacientëve është e mirë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.