Zjarri po vazhdon në fabrikën Comodita në Gjakovë, ndërkohë, zjarrfikësit thonë se po punojnë që flaka mos ta përfshijë një pjesë të fabrikës, pasi do të sjelltë katastrofë të madhe.
Kështu ka thënë zëvendëskomandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë, Fitim Agushi , sicpas së cilit në atë pjesë janë disa bombola gazi.
Ai tha se për shkak të distancës, reagimi i tyre ka qen shumë i shpejtë.
Kemi dalë në vend të ngjarjes, siç po e shihni edhe vetë, flaka ka kapluar në tërë anët. Është një pjesë poshtë më e rëndësishme që ka boca, bombola të gazit të mëdha. Zjarrfikësit janë duke këqyrë me ndërprerje atë pjesë se po doli flaka andej, do të jetë një katastrofë e madhe…Po, janë disa bombola të vogla që po bëjnë shpërthimet e tyre. Edhe po ashtu kemi kërkuar përforcime nga komunat e tjera duke marrë Pejën, Deçanin e Rahovecin, Prizrenin. Kemi kërkuar ndihmë se është flakë tej e madhe”, tha ai.

















