Nën mbikëqyrjen e eprorëve, tetë zjarrfikës në një bazë në Shangai të Kinës, kryen stërvitjen e sinkronizuar e të kërcyerit në litar.
Me shkathtësi dhe precizitet marramendës, ata kërcyen së bashku 577 herë brenda tre minutave, transmeton Telegrafi.
“Aftësi të mahnitshme, janë thjeshtë brilant” si dhe “çfarë ndodhë nëse e bëjnë ndonjë gabim” ishin dy prej komenteve të shumta.
Në anën tjetër, njëri ka pyetur nëse vërtetë është i nevojshëm ky ushtrim, pasi në zjarre të vërteta nuk ka nevojë për kërcime të tilla.
“Ende nuk iu besoj kinezëve” ka qenë komente që mblodhi më së shumti reagime pozitive. /Telegrafi/