Zjarr në një Lokal në Pallatin e Rinisë

E publikuar: 21/02/2018 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident zjarri është raportuar në Polici. Nga incidenti nuk ka pësuar askush lëndime.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti Haziraj.

“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Zjarri ka ndodhur në një nga lokalet e Pallatit”, tha Ahmeti- Haziraj.

Ajo shtoi se Zjarrfikësit dhe njësitet e Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar shumë shpejt, nuk raportohet për persona të lënduar”, shtoi Ahmeti- Haziraj./kallxo.com/