Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum, era e fortë po e vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit

E publikuar: 25/01/2026 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës.