Një zjarr i madh ka përfshirë pjesë të Veternikut në kryeqytetin e vendit tonë, njofton Komuna e Prishtinës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Komuna e Prishtinës fton qytetarët të kenë kujdes nga metodat që mund të sjellin zjarre të tilla me pasoja të mëdha.
Sipas njoftimin zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale dhe përgjegjësit do të përgjigjen para drejtësisë.
Njoftimi i Komunës:
Zjarr i ndezur në Veternik të Kryeqytetit, të cilin po mundohen ta shuajnë Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës.
Të nderuar qytetarë,
Ju lutemi të keni kujdes, mos i digjni hamulloret,mos ndezni zjarr në fusha, mos e hedhni cigaren e ndezur në tokë.
Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha!
Zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale, do të përgjigjeni para drejtësisë!