Bëhet e ditur se ka filluar përhapja e zjarrit edhe në disa zona të Fushë Kosovës.
Zjarri, i cili filloi nga sipërfaqet hamullore në fshatrat Mesbardh dhe Kuzmin, tani po rrezikon edhe shtëpitë.
Ekipet e zjarrëfikësave tani janë në vendin e ngjarjes.
Kujtojmë se kësi lloj shpërthime të zjarrit kanë ndodhur edhe në zonat e komunës së Pejës, Suharekës, Prizrenit dhe Shtimes.

















