Sport

Zidane vs Enrique, një histori …sherri

02.04.2016 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

El Clasico që do të luhet sot në mbrëmje mes Barcelonës dhe Realit i Madridit është një sfidë edhe e pankinave, ku përballë do të jenë Luis Enrike dhe Zinedine Zidane, aktualisht trajnerët e skuadrave.

Janë dy personalitete që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të luash “Klasiken” e La Ligës, duke qenë se e kanë përjetuar edhe në fushën e lojës si futbollistë për 3 sezone.

Në 5 raste Luis Enrique e Zidane janë përballur me njëri-tjetrin me Barcelonën e Realin, madje duke u bërë pjesë e historisë së tensioneve që kanë ekzistuar mes këtyre dy gjigantëve spanjollë.

Më 19 prill të vitit 2003, në sfidën e luajtur në Bernabeu gjërat kaluan çdo limit dhe shkak u bë francezi që fillimisht goditi Pujol gjatë një lufte për topin për t’u kapur më pas me Luis Enriken që e kritikoi për aksionin e tij duke e goditur në fytyrë asturianin.

Luis Enrike në konferencën për shtyp para ndeshjes e minimizoi episodin e atij viti duke deklaruar se janë gjëra që ndodhin në fushën e lojës. Por në të vërtetë ajo ngjarje është më shumë sesa një episod, pasi pasqyron temperamentin e të dy këtyre personaliteteve të futbollit.

Pikërisht karakteri i tyre garanton një ndeshje të ndezur mes dy skuadrave, pavarësisht situatave që po përjetojnë ato në kampionat

Luis Enrike e ndjen shumë sfidën me Realin e Madridid. Ka pasur një të kaluar me Los Blancos dhe historia me këtë klub përfundoi shumë keq, gjë të cilën asturiani nuk e harron.

Për sfidën e sotme kërkon një ambient të ndezur duke theksuar se ndeshjet me Realin asnjëherë nuk janë shëtitje. Zidane e pranoi sfidën dhe do të japë gjithçka dhe do të jetë i pëgatitur për këtë betejë të radhës që këtë herë do të jetë nga pankinat, në një distancë më të madhe mes tyre se ajo e betejës së 13 viteve më parë

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit