Zinedine Zidane është krenar me lojtarët e tij që luftuan deri në sekondën e fundit për titullin e La Ligës.
Real Madridi përfundoi sezonin 2015/16 me një pikë prapa Barcelonës, duke i detyruar katalunait që të djersitin shumë fanellën në ndeshjet e fundit për ta rrëmbyer sërish trofeun e La Ligës.
Pas fitores prej 2:0 ndaj Deportivos, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, ka lavdëruar lojtarët që nuk u dorëzuan deri në fund për La Ligën, derisa ka thënë se tani është koha të mendojnë për finalen e Ligës së Kampionëve.
“Jam shumë krenar me lojtarët e mi që nuk u dorëzuan deri në sekondën e fundit. Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Zidane.