Ziadin Sela doli nga spitali, struganët e presin në vendlindje (Video)

E publikuar: 06/05/2017 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i LR PDSH-së Ziadin Sela ka dalë nga spitali i Tetovës ku po mjekohej prej disa ditësh pas lëndimeve që mori nga turma e dhunshme që një javë më parë hyri në Kuvend. Qindra qytetarë me flamuj kombëtar dhe të SHBA-va mirëpritën kthimin e kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela në vendlindje. Qytetarët mbanin në duar  pankarta në të cilat shkruanin Mirësevjen krenaria jonë, bota kërkon drejtësi. Me të arritur në shtëpi Sela shkurt tha se gjërat që ndodhën ishin të papritura por tha se do të vazhdojmë përpara.