Ziadin Sela: Albin Kurti po e bën punën e djallit, dhe nuk është ai që e kam njohur dikur

E publikuar: 21/01/2025 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot përsëri ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Sela në “Daily Click” tha se Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar.

“Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, tha Sela.

Sela tha se Albin Kurti nuk duhet të ketë dilema se gjykatësit në Maqedoni janë të të njëjtit mentalitet që dhanë dënime për të dënuarit e rastit të Kumanovës dhe shtoi se, është e njëjta mendësi që Agim Islamin e lë në burg, që siç thotë, edhe pse janë të gjitha dëshmitë se ai duhet të jetë i lirë.

“Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, tha Sela./Express