Steve Hethaway dhe Andrew Buttle mbetën të befasuar me shiritin gjigant, derisa po zhyteshin në një bregdet të Zelandës së Re.
Në fakt, zhytësit kishin hasur në atë që njihet si ‘trangulli i detit’ me gjatësi prej tetë metrash, transmeton Telegrafi.
Ata notuan ngadalë përreth masës xhelatinoze, që përbëhet prej qindra mijëra mikroorganizmave, të kapura mes vete.
Mësohet se ky shirit krijohet në ujërat e ngrohta, në kohë të caktuara të vitit dhe është koloni e gjallesave që nuk janë më të mëdha se një milimetër.
Shkencërisht kjo njihet si Pyrosomes, ndërsa është strukturë që lëvizë ashtu si e dërgojnë valët dhe rrymat e detit. /Telegrafi/