Jay Winks po zhytej në një bregdet të Queensland të Australisë, kur ka takuar krijesën misterioze në formë tubi.
Pa humbur kohë, ai i ka bërë fotografi këtij cilindri lëvizës që ishte i gjatë më se tri metra, transmeton Telegrafi.
“A ka dikush që ma tregon emrin e kësaj gjallese me ngjyrë rozë”, ka pyetur Winks në rrjetin social, përkrah fotografive të postuara.
Në fakt, ky është një formësim që quhet Pyrosome, ku mblidhen miliona gjallesa të vogla, që në kohë të caktuar qëndrojnë së bashku në formë kolonie.
“Tranguj të vegjël deti”, si dhe “njëbrirëshi i detit”, janë dy emërtimet që e quajnë këtë fenomen. /Telegrafi/