Zhvilluesi hakon orën e Apple-it, instalon një shfletues uebi

E publikuar: 11/05/2015 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Comex, zhvilluesi i aplikacionit JailBreakMe, ka publikuar një video që tregon se si ka arritur të hakojë sistemin operativ të orës së Apple-it duke instaluar një shfletues ueb.

Apple Watch

Në video shihet se si Comex ka arritur të përshtatë faqen kryesore të Google-it për ekranin e vogël të Apple Watch. Apple nuk ka përfshirë ndonjë aplikacion të shfletuesit Safari në pajisjen Watch, për arsye të ndryshme. Videoja tregon se edhe shfletimi i faqeve më bazike në ueb është jopraktik.

Apple

Siç mund edhe ta imagjinoni, të shfletosh uebin në  një ekran të vogël të orës së Apple-it është gati i pamundur. Faqja kryesore e Google-it shfaqet e fragmentuar dhe është shumë e vështirë për t’u shfletuar.

A do të përdornit ju një shfletues ueb në orën inteligjente nëse do të kishit mundësi?