Pas mesazheve që u bënë publike ku deputetja e VV-së, Aida Dërguti e quan m*t Albin Kurtin, Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë Bujar Cakolli, ka thënë se edhe Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu planifikonin rrëzimin e Albin Kurtit. Cakolli u ka bërë thirrje Ahmetit e Sejdiut që të shfaqin SMS-të ku planifikojnë rrëzimin e Kurtit, ose siç shkruan ai do t’i publikojë vetë.
Cakolli ka shkruar në FB: “Shpend Ahmeti edhe Dardan Sejdiu a po dilni në TV me i kallzu sms-at qysh keni dasht me rrëzu Albinin.
Banu burra e dilni, ose po dal unë!
Pushteti si duket ua humbi barabarin dhe nuk u ngutët. Por, dreqi nuk ju la rehat”, transmeton Express
Mesazhet e komunikimit të brendshëm ndërmjet deputetëve të VV-së u publikuan gjatë ditës së sotme nëpër media. Aida Dërguti e kishte ofenduar rëndë Albin Kurtin ndërsa nuk ka dashur që të komentojë situatën.