Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano.
Lajçaku do të qëndrojë sot në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin.