Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka bërë të ditur se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në centralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.
Autoritetet ukrainase i kanë thënë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike – IAEA se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”, shkruan CNN.
Lexo Edhe:
Mgid
Mgid
Forcat e Zelenskyt thonë se i kanë shkatërruar Rusisë 108 tanke, 10 heliko…
Help To Defend Ukraine. Here Is The Country’s Main Account
Kujtojmë se rusët kanë sulmuar këtë central, por pa pasoja, të cilat sipas ekspertëve kanë mundur të jenë fatale.
Ndryshe, më herët Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) e ka vendosur Qendrën e saj të Incidenteve dhe Emergjencave në “modalitet të plotë reagimi 24/7” për shkak të “situatës serioze” në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, tha agjencia në Twitter.
Agjencia është në kontakt me autoritetet ukrainase për zjarrin e vazhdueshëm në central.
Ky është njëri ndër centralet më të mëdha që funksionojnë në Ukrainë.