Kompjuteri kuantik që në shkurt 2021 i dha Kinës primatin në këtë fushë, ka përparuar më tej. Quhet Jiuzhang 2.0 dhe, si paraardhësi i tij, përdor grimca drite (fotone) për të përpunuar të dhënat. Ekzemplari i parë përdori 76, ky model i ri 113. Prandaj, fuqia e tij llogaritëse është miliarda herë më e lartë se ajo e një superkompjuteri konvencional. Hulumtimi është botuar në revistën “Physical Review Letters” dhe u koordinua nga fizikani Pan Jianwei i Universitetit kinez të Shkencës dhe Teknologjisë (Ustc), përcjell “Xinhua”.
Ashtu si paraardhësi i tij Jiuzhang, kompjuteri i ri kuantik përdor fotone që lëvizin përgjatë valëve të shoqëruara mes tyre me gjeometri të veçanta 3D. Ndërhyrja që ato shkaktojnë në përhapjen e dritës jep përpunimin e të dhënave. Falë 113 fotoneve të përdorura, kompjuteri i ri është dhjetë miliardë herë më i shpejtë se versioni i tij i mëparshëm. Në praktikë, shpejtësia e superkompjuterëve ekzistues do të merrte rreth 30.000 miliardë vjet për të zgjidhur një problem që Jiuzhang 2.0 zgjidh në një milisekondë.
“Krahasuar me Jiuzhang, ne kemi përmirësuar shumë performancën dhe efikasitetin e grumbullimit të burimit kuantik të dritës, kemi rritur numrin e fotoneve të zbuluara”, -tha Lu Chaoyang, anëtar i ekipit kërkimor që zhvilloi kompjuterin e ri.
Me fuqinë, rriten natyrshëm zonat e mundshme të aplikimit të makinës, nga matematika te mësimi i makinerive dhe kimia kuantike.