Zhegrovës i rritet vlera në treg për pesë milionë euro

E publikuar: 19/03/2024 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën e Lillet.

Kjo ka bërë që t’i rritet vlera në Transfermarkt për 15 milionë euro, nga 10 milionë euro sa e kishte më parë.

Sulmuesi kosovar këtë sezon ka zhvilluar 38 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me nëntë gola dhe nëntë asistime.

Përndryshe, Zhegrova është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për dy miqësoret e marsit, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.