Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën e Lillet.
Kjo ka bërë që t’i rritet vlera në Transfermarkt për 15 milionë euro, nga 10 milionë euro sa e kishte më parë.
Sulmuesi kosovar këtë sezon ka zhvilluar 38 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me nëntë gola dhe nëntë asistime.
Përndryshe, Zhegrova është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për dy miqësoret e marsit, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.