Zhegrova në mesin e dribluesve më të mirë në Evropë

E publikuar: 13/03/2024 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edon Zhegrova është duke e kaluar pa dyshim sezonin më të mirë në karrierë.

Ylli kosovar është bërë një titullar i padiskutueshëm tek Lille dhe disa herë ka qenë protagonist.

Dhe, këtë e tregojnë edhe numrat.

Përfaqësuesi kosovar është futur në Top 5 lojtarët me më së shumti driblime të suksesshme në Top 5 ligat evropiane për edicionin 2023/24.

Ish-futbollisti i Baselit i ka bërë 102 driblime të suksesshme deri tash në këtë sezon duke përfunduar në vendin e katërt, dy më shumë se i pesti, që është super-talenti i Bayern Munichut, Jamal Musiala.

Listës i prin ylli i Bayern Munichut, Leroy Sane me 120 driblime të suksesshme, i ndjekur nga Jeremy Doku i Stade Rennais dhe Manchester Cityt, me 107, kurse Khvicha Kvaratskhelia i Napolit e mbyll Top 3-shen me 103, vetëm një më shumë se “Messi i Kosovës”.