Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Franco Foda.
Treshja e përjashtuar nga grumbullimi i muajit shtator, rikthehen në Kombëtare.
Në postimin e FFK-së thuhet se Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arjanet Muriq, kanë kërkuar falje për mosrespektimin e rregullave të ekipit përfaqësues, madje duke paraqitur edhe një letër me nënshkrimet e treshës së lojtarëve.
Më poshtë e gjeni deklarimin e plotë të Federatës.