Zhegrova: Kosova ka shumë talentë, në Francë ju them “jemi Brazili i Evropës”

E publikuar: 31/05/2024 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova ishte i ftuar në emisionin “Oxygen”, ku shpalosi shumë detaje nga karriera e tij prej futbollisti.

Sipas tij, Kosova është Brazili i Evropës, sa i përket talentëve të futbollit.

“Në Francë ju them, ne jemi Brazili i Evropës. Me gjeneratën e re është më e lehtë më dal në Evropë, duhet vetëm me u fokusu në futboll. Ka shumë talentë, por kushtet nuk janë të zhvilluara”, tha ai.

Tutje, ai bëri të ditur se në të ardhmen nuk e sheh vetën me klubin e Lille, pasi sipas tij, me talentin e tij mund të luaj për klube më të mëdha.

“Kam pas vetëbesim se e kam ditë talentin, vetëbesimi jem iu ka pengu tjerëve, ndoshta edhe ka mujt me më bë dëm, por vazhdoj me mbajtë. Kulmi jem nuk është ky, mendoj që jam hala për klube më të mëdhenj”, tha Zhegrova.

Futbollisti shqiptar zbuloi se në fillim nuk ishte pritur mjaft mirë prej klubit.

“Në fillim lojtarët më kanë këqyr me një sy më ndryshe, se prej Kosovës, vend i vogël, por me punë, disiplinë ia kom fitu zemrën të gjithëve”, tha ai.

Zhegrova ndër tjersh, potencoi edhe njëherë se sipas tij, sulmuesi argjentinas, Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Kujtojmë, se Zhegrova ishte në garë me Mbappen për futbollistin më të mirë të vitit në Francë.