Zhegrova i jep zemër Kosovës para duelit me Zvicrën

E publikuar: 05/09/2025 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edon Zhegrova jep përkrahjen për Kosovën para duelit me Zvicrën

Edon Zhegrova ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës pak para ndeshjes ndaj Zvicrës. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai publikoi një fotografi me flamurin e Kosovës duke shkruar “Forca Kosova”.

Sulmuesi anësor mungon në këtë sfidë të rëndësishme për shkak të angazhimeve që lidheshin me transferimin e tij nga Lille tek gjiganti italian, Juventusi.

Ndeshja Zvicër-Kosovë nis nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror 2026.