Është zhdukur profesori nga Prizreni, Gani Rudaj,
Ai ka humbur kontaktet me familjen që nga data 27 gusht 2024.
Herën e fundit, profesori Rudaj është parë në QKUK në Prishtinë.
Rasti është raportuar në polici.
Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij.
“Nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639.”
Po ashtu, mund të informoni Policinë e Kosovës./PrizrenPress