Zhduket një vajzë, i fejuari: Jam i habitur, s’kemi pasur konflikte

E publikuar: 11/09/2015 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë në qytetin e Durrësit rezulton e humbur prej katër ditësh. Ajo është larguar nga shtëpia më datë 7 shtator dhe prej asaj dite familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e së resë.

Pasi kanë pritur tre ditë me shpresën që vajza do të kthehej, ditën e djeshme i fejuari i 20-vjeçares K.B., banues në Sukth të Durrësit, ka bërë kallëzim në policinë lokale.

Sipas informacioneve për Noa.al, i fejuari ka thënë në polici se nuk ka anjë ide se ku mund të ketë shkauar e fejuara e tij.

“Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt me njëri-tjetrin. Raporti jonë ka qenë shumë i mirë, ndaj dhe largimi i mistershëm i saj më ka habitur dhe shqetësuar” , ka thënë 34-vjeçari GJ.K. në kallëzimin e tij.

Largimi i 20-vjeçares banuese po në Sukth ka shqetësuar përveç të fejuarit edhe familjen e saj. Ndërkohë materialet i kanë kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.