Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një 13-vjeçarje në Gjilan.
Policia njofton se bëhet fjalë për A.I, e lindur në vitin 2009 dhe e cila banon në Gjilan.
Drejtoria Rajonale në Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Përveç këtyre të dhënave, Policia ka publikuar edhe fotografinë e të miturës.