Zhduken dy vajza në Gjakovë

E publikuar: 26/12/2023 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e dy vajzava në Gjakovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se dy gra kanë njoftuar për zhdukjen e vajzave të tyre, për të cilat nuk dihet vendndodhja e tyre.

“Gjakovë 24.12.2023-21:00. Më datë 25.12.2023 dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se vajzat e tyre viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime.”