Lajmet

Zhbogar i tha Bahtirit: T’i shpalli zgjedhjet nëse nuk e pranon marrëveshjen që ndan dy komunat e Mitrovicës, në favor të serbëve!

17.06.2016 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zhbogar i tha Bahtirit: T’i shpalli zgjedhjet nëse nuk e pranon marrëveshjen që ndan dy komunat e Mitrovicës, në favor të serbëve!

Publicistja Kimete Berisha përmes një shkrimi, ka zbuluar shantazhet që Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar ia ka bërë kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ajo për herë të parë zbulon që Zhbogar e ka kërcënuar Bahtirin, se do t’ia shpall zgjedhjet komunale për kryetar komune, nëse ai nuk e pranon marrëveshjen që ndan dy komunat e Mitrovicës, në favor të serbëve!

Ja postimi i plotë i Kimete Berishës në Facebook:

Zhbogar i tha Agim Bahtirit: T’i shpalli zgjedhjet nëse nuk e pranon marrëveshjen që ndan dy komunat e Mitrovicës, në favor të serbëve!

Serbët e kishin përkrahjen e Zhbogarit për ta shpërfillur Pakon e Ahtisarit, në kërkesën e tyre që ndarja administrative e kufirit të përfshijë vendbabimet shqiptare përgjatë lumit Ibër.

Nëse Agim Bahtiri do ta dëgjonte dhe përfillte Zhbogarin, katundet shqiptare i kish marrë lumi.

Ibri do t’i merrte me vete 6-të fshatra shqiptare:

Suhodollin e Poshtëm, Suhodollin e Epërm, Vinarcin e Ulët, Vinarcin e Epërm, Gushavcin, Vidimiriqin, sikur Kryetari i Mitrovicës, i vetmuar dhe pa përkrahje minimale shtetërore, të mos këmbëngulte kategorikisht me fjalët përbetuese se ‘sikur edhe toka e qielli të bëheshin bashkë, s’do të pranonte as një milimetër e fshatrave shqiptare të merrej nga serbët’, siç lëpihej Zhbogari.

Po bëhet Luftë për Suhodollin.

E ne nuk po dimë asgjë.

Opinioni nuk ka informata që dje gjithë ditën, në praninë e ambasadorëve ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të BE-së, u mbajtën takime të gjata, të mundimshme e me pauza, ndërmjet delegacionit shqiptar dhe atij serb për vendosjen e kufijve administrativ në mes të Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës Veriore.

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Rakiç, në pjesën e parë të ditës nuk ishte i pranishëm në takim, me arsye se ishte i sëmurë, por insistimi i madh i Agim Bahtirit bëri që ai të merrte pjesë në takimin e orëve të pasditës.

Serbët, e kanë përkrahjen e qeverisë serbe dhe s’po them të BE-së, por të Zhbogarit po se po, për ta kushtëzuar hapjen e Urës së Ibrit dhe lejimin e punimeve mbi Urë, me marrjen e fshatrave shqiptare.

Ata pranojnë ta hapin Urën e Ibrit, dhe të lejojnë ndërtimin e saj, vetëm nëse Agim Bahtiri, ‘tinëz’, larg vëmendjes së opinionit, t’i jap fshatrat shqiptare në administrimin e komunave veriore.

Kjo nuk shkruan askund.

Kjo nuk shkruan në Pakon e Ahtisarit.

Bile në Pakon e Ahtisarit përmendet vetëm Suhodolli i Epërm dhe Suhodolli i Poshtëm.

Mitrovica Veriore ishte ide e Bajram Rexhepit.

Por, çka të themi ne që nuk i kemi parë Hartat e kufijve të Ahtisarit!

Agim Bahtirin e kanë lënë vetëm.

Ish Presidentja, e para, nuk ka pranuar t’ia jap Hartat e ndarjes administrative të Mitrovicës!

Pse nuk ka pranuar t’ia jap këto Harta, por i ka mbajtur në sirtar, si fshehtësi personale, të cilën fshehtësi e ka ndarë me serbë, për interes të Serbisë.

Se, serbëve të veriut, qeveria e tyre ua ka dhënë këto Harta!

Atifete Jahjaga e ka sabotuar hapjen e Urës së Ibrit, duke mos ia dhënë Hartat e kufijve të Ahtisarit, Kryetarit të Mitrovicës Jugore Agim

Bahtiri!

Kush e ja trimëruar ish Presidenten që t’i fsheh Hartat e kufijve?

Qysh është e mundur, të lihet në vetmi Agim Bahtiri, të flas e t’i mbrojë kufijt administrativ, pa i pasur Hartat në dorë!

Nuk u gjet një zyrtar shtetëror shqiptar t’ia jep Agim Bahtirit Hartat e Ahtisarit.

E lan vetëm!

Pse?

I veçantë siç është, dhe i çuditshëm në veçantitë e tij, Agim Bahtiri i siguroi Hartat e Ahtisarit për ndarjen administrative të kufijve të Mitrovicës, në vijë zyrtare, në Këshillin e Sigurimit!

Për këtë skandal dhe për këtë sabotazh kundër tij, duhet të japin përgjegjësi, të gjithë ata që fshehën Hartat e Ahtisarit nga Kryetari i Mitrovicës Jugore, duke filluar nga ish Presidentja Jahjaga.

Këto Harta do të duhej të ishin publike, dhe t’i shihnin ato të gjithë qytetarët, e jo Atifete Jahjaga t’i konsiderojë këto Harta, thuajse janë tapitë e oborrit të saj në katundin e thellë të Gjakovës.

Përveç Presidentes, e cila nuk e përkrahu Agim Bahtirin në hapjen e Urës së Ibrit (prandaj kënba e saj gjatë gjithë mandatit të saj, nuk shkeli në veri), as Kryeministri Mustafa nuk i dha përkrahjen e kërkuar.

Agim Bahtiri i kërkoi nga Kryeministri Mustafa 300 mijë Euro ndihmë për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve, dhe kthimin e tyre në fshatrat veriore, por Kryeministri i tha ‘Jo’ Agim Bahtirit.

‘Jo’ e Kryeministrit tregon se ai është kundër kthimit të shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri.

Në këtë shtet të udhëhequr nga njerëz të krimit dhe të nëntokës, 50 mijë euro mund t’i lejohen Ramadan Mujës për mbushje telefonike në vit, por nuk mund t’i ipen Agim Bahtirit 300 mijë Euro për t’i kthyer shqiptarët e përzënë në shtëpitë e tyre në Veri.

‘Rabini’ është më problematiku këtu.

Kadri Veseli e ka sabotuar më së shumti hapjen e Urës së Ibrit, duke organizuar ‘policët e tij’ personal, me thy’ xhama e me ba’ probleme kundër Kryetarit shqiptar, se kundër Kryetarit serb të Mitrovicës nuk ja mban me ba problemin më të vogël.

Kadri Veseli me mbetjet dhe me ‘bishat’ e tij, ka penguar çdo iniciativë pozitive në të mirë të qytetarëve shqiptarë në Mitrovicë.

‘Rabini’ lyp ‘zjarr’, lyp tym e flakë, se u mësu me Avni Kastratin, prej kohës sa ishte Kryetar i Mitrovicës, u thoshte qytetarëve shqiptarë:

‘Merreni drejtësinë në duart tuaja dhe mbrojeni vetë pragun tuaj, sepse unë nuk mund t’ju mbrojë nga serbët’.

Po.

Kur në Zyrën e Agim Bahtirit, Zhbogari provoi ta frikësojë dhe ta shantazhojë Kryetarin, duke e kërcënuar se do t’ia shpall zgjedhjet nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen në favor të serbëve, Agim Bahtiri, pasi i tha ‘Po hyn, kah s’mundesh me dal’, kërkoi nga Zhbogar që t’ia lirojë zyren.

Zhbogar ka kujtuar se krejt shqiptarët janë si Atifete Jahjaga, që kur ia jep urdhërin BE-ja t’i fsheh Hartat e kufijve nga populli i saj, pa rreh çerpikë, ajo i fsheh.

P.S. Te Ura, te Ura, vraponi, o burra!

Mos e lini Agimin vetëm.
/veriu/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje