Nuk kanë qenë vetëm deputetët që e kanë ndjekur fjalimin e presidentes në sallën e Kuvendit.
Por i dërguari kryesor i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar, nuk e ka asnjë dilemë, se Atifete Jahjaga i tha fjalët e duhura në adresimin vjetor, njofton Klan Kosova
Mirëpo, emisar i Brukselit, nuk i ka punët mirë edhe me Qeverinë kosovare. Aq më pak, pasi ministri i jashtëm Hashim Thaçin një ditë më parë tha se populli ka të drejtë proteste para zyrës së BE-së në rast se nuk do ketë lajme të mira për liberalizim vizash.
“Nuk besoj se një protestë e tillë do të përmirësonte diçka, pra nuk është një ide e mirë”, ka thënë Zhbogar në një intervistë për Klan Kosova.
Ai ka thënë se megjithatë gjithkush ka të drejtë të protestojë. Por ka bërë thirrje për më shumë kujdes e durim.
Ai i ka bërë thirrje edhe një herë opozitës që t’i kthehet dialogut.
















