Zhbogar e quan të duhur hapin e Jahjagës

E publikuar: 19/10/2015 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e BE-së në Kosovë, përmes një deklarate ka vlerësuar se thirrja e Presidentes bërë partive politike për dialog politik, është hapi i duhur drejt zgjidhjes së situatës politike të krijuar në Kosovë, raporton KTV.

Zyra e BE-së, po ashtu u ka bërë thirrje partive politike të tregojnë përgjegjësi dhe ta gjejnë një zgjidhje përmes dialogut, për hir të së ardhmes së Kosovës.