Anëtarja e komisionit për Integrime Evropiane nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani ka kërkuar që çështja e demakracionit të kufirit me Malin e Zi dhe ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dërgohen sa më parë në komisionin e Venecias, kjo pasiqë sipas saj do të merrte shumë më pak kohë sesa vlerësimi që do t`i jap Gjykata Kushtetuese.
Këtë ide e ka kundërshtuar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar duke thënë se është mirë që të respektohen institucionet vendore në këtë rast Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij ka gjyqtarë kredibil siç janë edhe dy anëtarë ndërkombëtarë të saj.
Osmani i është kundërpërgjigjur Zhbogarit duke thënë se ligji për liritë fetare i cili nuk kishte krijuar asnjë krizë politike në atëbotë ishte dërguar në komisionin e Venecias për shqyrtim pa e dërguar fare në Kushtetuese, njofton Klan Kosova.