Zhbogar: Deklarimet për grupin e “Drenicës”, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

E publikuar: 12/11/2015 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i BE-së për Kosovën, Zhbogar ka përmendur si pik të zezë sundimin e ligjit në përgjithësi, mirëpo në mënyrë specifike funksionimin e gjyqësorit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai ka thënë se në këtë drejtim nuk ka pasur zhvillime të mjaftueshme dhe, sipas tij, ndërhyrjet politike kanë qenë të pranishme, transmeton Koha.net.

“Ka pasur shumë deklarata në rastin e grupit ‘Drenica’ vitin e kaluar. Ky është një lloj i ndërhyrjes politike. Pjesa më e madhe e ndërhyrjeve të tjera nuk shihen. Vetëm se dëgjojmë për vendime të çuditshme gjykatash, për çka nuk mund të komentoj dhe prandaj nuk mund t’ju jap shembuj. Por, janë marrë disa vendime në gjykata, për të cilat EULEX-i nuk ka qenë pjesë e shumicës, për të cilat mendojmë se EULEX-i do të vendoste ndryshe. Pastaj keni ndërhyrje politike në emërimin e njerëzve, si në KPK dhe KGjK, në rolin e madh të Kuvendit, që është i përcaktuar edhe me kushtetutën tuaj, por që nuk është në përputhshmëri të plotë me standardin e përgjithshëm në Evropë”.

Derisa ka shprehur habinë e tij për ikjen e Lushtakut nga Spitali, duke e cilësuar të dyshimtë të gjithë funksionin e shërbimit korrektues.

“Ndërhyrje politike në një farë mënyre ka pasur vitin e kaluar në rastin e grupit Drenica. Rasti i spitalit, ikja nga spitali e Z. Lushtaku, pastaj se si nuk kanë mundur ta gjejnë atë, e gjithë mënyra e funksionimit të shërbimeve korrigjuese, sa i përket disa të burgosurve të caktuar, të cilët kanë më shumë të drejta, si të dalin jashtë, të vizitojnë familjet e tyre”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Zhbogar: Isha i pakujdesshëm që thash liberalizimi bëhet në qershor

[E plotësuar 20:50] Samuel Zhbogar, i cili më parë kishte deklaruar se në qershorin e 2016-ës kosovarët do lëvizin pa viza, thotë të ketë gabuar kur ka përmendur qershorin si muaj të liberalizimit, por është shprehur optimist se kosovarët tani janë më afër qëllimit të tyre të lëvizjes së lirë.

“Jam optimist sa i përket raportit. Dhe mendoj se është një gjë e madhe nëse marrim raport pozitiv nga Komisioni, atëherë do të ishte lajm shumë i mirë për Kosovën. Por, ende nuk kemi arritur aty. Ende ka gjëra që duhet të bëhen apo që ende duhet të përfundohen në Bruksel. Mirëpo, duhet të jemi optimistë të kujdesshëm dhe pastaj u takon shteteve anëtare të vendosin. Të shpresojmë se viti i ardhshëm do të jetë vit i mirë në atë drejtim”, transmeton Koha.net.

Megjithatë, ai ka lavdëruar punën e Qeverisë dhe të gjitha institucionet në Kosovë, të cilat, sipas tij, kanë punuar shumë për këtë liberalizim të vizave, duke përfshirë edhe deputetët, për të cilët thotë se kanë miratuar dhe kanë ndryshuar shumë ligje.

 

Zhbogar: Kosovës i duhet ende punë për vizat

Raporti i Progresit, që tash ka emrin Raporti për Kosovën, tregon haptas vendin në të cilin ndodhët Kosova në rrugët e saj evropiane, ka thënë në Rubikon përfaqësuesi i BE-së për Kosovën, Samule Zhbogar.

Sipas tij, këtë vit, ky raport ka një gjuhë shumë më të qartë dhe nuk flet edhe shumë për progresin që ka arritur vendi brenda një viti.

“Për Kosovën themi se është në fazën e hershme; gjë që është logjike, sepse sapo kemi nënshkruar MSA-në dhe është një fazë fillestare e bashkëpunimit, e reformimit që shpie drejt integrimit evropian. Kanë ndodhur gjëra të mira. Përmirësime të cilat i kemi vlerësuar, mirëpo ka pasur edhe sfida dhe dobësi, të cilat i kemi përmendur. Raporti duhet të përdoret si mjet për Qeverinë e Kosovës dhe jo vetëm, por edhe institucionet e Kosovës, që të shohin se çfarë duhet të bëhet në drejtim të lëvizjes së reformave para”.

Megjithatë Zhbogar shprehet optimist se gjërat do të përmirësohen, pasi sipas tij, Kosova ka treguar si e ndjek çdo udhëzim që i referohet nga BE-ja.

“Prandaj duhet vlerësuar se çfarë ka arritur Kosova. Natyrisht që procesi i liberalizimit të vizave nuk trajtohet në raport, por edhe në këtë drejtim është arritur progres i madh. Do të flasim për këtë sigurisht më vonë. Mirëpo edhe kjo është arritje. Optimizmi i kujdesshëm është i mirë, prandaj nëse qeveria do të vazhdonte me reformimin, apo edhe nëse do ta përshpejtonte atë. Ne jemi pak kritikë me shpenzimin e buxhetit, i cili duhet të orientohet më shumë në krijimin e rritjes ekonomike. Mendoj se gjërat mund të përmirësohen, në mënyrë që vitin e ardhshëm të kemi një raport edhe më të mirë”.