Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, është deklaruar se institucioni që ai përfaqëson, është i shqetësuar nga pamjet e kuvedtit të premten, kur po pritët zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.
“Jemi të shqetësuar për shkak se edhe në një ditë të tillë, pra në ditën e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës pati situatë të tillë në kuvend”, ka thënë Zhbogar për mediat pas raundit të parë të votimit për president, raund ky që dështoi pasi Hashim Thaçi – kandidati i PDK-së për president, morri vetëm 50 vota, kurse Rafet Rama kundër-kandidati i tij, mori vetëm 4.
“BE-ja është e shqetësuar për faktin se pse palët nuk kanë zgjedhur rrugën e dialogut, por zgjodhën rrugën e skenave të dhunshme”, ka përfunduar Zhbogar.

















