Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në skenën politike në Kosovë, tha se nuk është e nevojshme që këto probleme të eksportohen në Komisionin e Venedikut, ndonëse pranon se nuk ka ndonjë ide të qartë se si mund të zgjidhet një situatë e tillë.
Ai vlerësoi se ka gjithmonë hapësirë dhe nevojë për dialog dhe, se pajtohet që po ashtu ka mundësi edhe për një komunikim më të mirë nga ana e Qeverisë më Parlamentin dhe partitë opozitare, raporton lajmi.net.
“Kjo periudhë kohore, ku po shënohen hapa pozitive siç është MSA dhe dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese, duhet të përdoret më mirë për të tejkaluar këtë situatë dhe jo për ta rikthyer atë sërish javën e ardhshme”, deklaroi Zhbogar në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane.
Zhbogar pranoi se të premten do të vijë edhe komisionari Johannes Hahn i cili do t’i drejtohet Kuvendit e q,ë sipas tij, ky do të jetë një rast i mirë për deputetët./lajmi.net.