Bordi i ri i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka miratuar 22 licenca dhe leje për operim përfshirë këtu edhe ndërmarrjen “Trepça”,nga 30 aplikacione sa i kanë shkuar gjithsej komisionit.
Ky bord i ka dhënë vetes detyrë që deri më 15 qershor t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe kërkesat e adresuar ndaj këtij komisioni.
Këtë e ka bërë të ditur Musa Shabani, kryetar i ri i bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri