Zhbllokohet Kuvendi – Fillon votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

E publikuar: 23/11/2023 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas disa muajsh zvarritje, Kuvendi i Kosovës më në fund ka filluar miratimin i marrëveshjeve ndërkombëtare. E para që u miratua ishte ajo për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Pro kësaj marrëveshje, kanë votuar 83 deputetët që ishin në sallë në momentin kur u hodh në votim.

Me po kaq vota është miratuar edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane, për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”