Thea Wilson është një 37 vjeçare angleze që jeton në Burwarton, të Shropshire, e cila ka përjetuar një histori shokuese. Një natë të tetorit të kaluar ajo u zgjua me trupin e mbuluar me shenja dhe nuk arrinte të kuptonte arsyen. Një natë më parë kishte qenë esëll dhe nuk mban mend të kishte rënë apo të ishte dëmtuar.
E tronditur ajo ju drejtua mjekëve, të cilët fillimisht e diagnostikuan për njolla të thjeshta të shkaktuara nga një problem me trobocitet. Gjashtë muaj më vonë, pasi shenjat në trupin e saj nuk po zhdukeshin, ajo vendosi të konsultohej me specialistë të tjerë dhe vetëm atëherë mësoi të vërtetën tragjike. Ajo ishte e prekur nga një formë agresive leuçemie, e quajtur promielocitica acuta, e cila në të gjithë botën prek mesatarisht 100 persona çdo vit.
Thea deklaroi se nuk ndihej mirë prej disa muajsh, por nuk e kishte menduar kurrë se ishte prekur nga një sëmundje kaq e rëndë. “Kur më thanë se kisha leuçemi, bota ime u shemb. Nuk dija çfarë të bëja. Më thoshin se rasti im ishte emergjencë dhe se duhet të kurohesha urgjentisht”, thotë 37 vjeçarja. Sëmundja e detyroi që të shtrohej menjëherë në spital. Ajo u vendos në izolim dhe rrezikoi të vdiste prej hemorragjive të brendshme.
Tashmë pas muajsh të tërë kimioterapie, sëmundja fatmirësisht është në fazë kurimi. Thea Wilson deklaron se tashmë synon të mbledhë fonde për t’u dhuruar për bamirësi tek spitali ku kaloi muajt e fumndit, ku falë përkushtimit të stafit vijon të jetë ende në jetë.