Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë në Kolorado të SHBA-ve, ku në videon e publikuar më poshtë shihet se si ariu kurioz hapë derën e veturës së një çifti, dhe futet brenda duke shpresuar se do të gjej ushqim.
Por, është interesant se si dyshja kur u zgjuan në orët e hershme të nesërmes, mbetën të habitur kur panë dyert e veturës të hapura, transmeton Telegrafi.
Dhe për të shuar kureshtjen dhe për ta kuptuar se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur vendosën të kontrollojnë pamjet e kamerave – dhe mbetën të habitur kur panë ariun e zi duke “inspektuar” në veturën e tyre.
Ndërkaq pronari i veturës ka publikuar në internet videon, dhe përbri saj ka shkruar se si ariu kurioz ishte futur në veturën e tij për të kërkuar ushqim.
Ai ndihet me fat që askush nuk është lënduar, pasi në ato momente ka mundur të kalojë ndonjë qytetar që sigurisht se nuk do të shpëtonte lehtë nga ariu i uritur. /Telegrafi/