Zgjerimi i kompanive amerikane, temë e diskutimit në takimin Prattipati-Murati

E publikuar: 03/03/2026 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, u takua sot me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Në njoftimin e ambasadës bëhet e ditur se fokus i takimit ishte diskutimi për prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet e mëdha të zhvillimit, transmeton IndeksOnline.

“Ndërsa projektet e rëndësishme të infrastrukturës ecin përpara, ne mirëpresim mundësitë e zgjeruara për kompanitë amerikane dhe një angazhim më të fortë tregtar që përparon interesat e përbashkëta ekonomike” deklaron ambasada.