Opozita vazhdon të kërkojë me ngulm zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, tanimë ka shumë arsye pse duhet t’u drejtohemi kutive të votimit.
Opozitarët vlerësojnë se mjafton dështimi i Demarkacionit dhe Asociacionit që kjo Qeveri të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme, shkruan sot, gazeta Zeri.
Shefi i grupit parlamentar të “Lëvizjes Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se sa më shpejt që t’iu hapet rrugë zgjedhjeve të reja, do të ishte më mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Djemtë më të mirë të Kosovës, të burgosurit politik, kanë filluar edhe të vdesin dhe ta humbin jetën nëpër burgje të Kosovës. Kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Zëri/

















