Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien ka uruar Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, të Maqedonisë së Veriut.
Ai e ka veçuar faktin se Maqedonia e Veriut ka zgjedhur presidenten e parë grua, dhe shtoi, se si aleatë SHBA-ja pret me padurim të punojë me Maqedoninë e Veriut.
“Urime Presidentes së parë grua të zgjedhur ndonjëherë të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Si aleatë, partnerë dhe miq, presim me padurim të punojmë me Maqedoninë e Veriut për reforma kuptimplota dhe synime të përbashkëta përgjatë rrugës së integrimit euroatlantik.” – shkroi