Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka folur për zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën këtë të diel në komunat veriore të vendit.
Ai, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se tani është arritur vetëm një zgjidhje e përkohshme.
“E dini se në cilindo sistem nuk preferohet që 2 ose 3 përqind e njerëzve të votojnë në një proces demokratik”.
“Është një planifikim, në vazhdimësi po bëhet keqpërdorimi i serbëve në Kosovë nga një regjim autokrat, i cili i përdor serbët si mjet për arritjen e qëllimeve të veta”, ka thënë Nenad./Klankosova.tv