Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

E publikuar: 20/09/2016 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia e Presidentit Putin ka fituar zgjedhjet në Rusi, duke kaluar çdo parashikim. Rusia e Bashkuar ka marrë 54,21% të votave, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e dala nga exit poll-et e minutave të para pas zgjedhjeve.

E dyta është renditur Partia Komuniste me 13,54%, ndërsa të tretët janë liberaldemokratët me 13,28% të votave. Në vendin e katërt është Rusia e Drejtë me 6,19%.

Partitë opozitare jashtë Parlamentit as kësaj here nuk kanë mundur të kalojnë pragun e 5%. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 47,84%.

“Njerëzit treguan se kanë besim te ne për drejtimin e vendit. Përpara na dalin sfida dhe probleme që duhet t’i zgjidhim”, tha Putin.