Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni nga votat e numëruar deri më tani del se partia e Nikola Gruevskit, VMRO-DPMNE prin me 39 për qind të votave.
Partia e dytë, dhe shumë pranë, është LSDM-ja e Zoran Zaevit me 36 për qind të votave, njofton Klan Kosova.
Ndërsa tek partitë shqiptare prin, ashtu siç është pritur, Bashkimi Demokratik për Integrim që udhëhiqet nga Ali Ahmeti me shtatë për qind.
Dhe e dyta tek shqiptarët është Lëvizja Besa që ka rreth pesë për qind.
Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit ka humbur në këto zgjedhje, duke fituar vetëm rreth dy për qind.
Deri më tani bëhet e ditur se numri i atyre që kanë dalur në zgjedhje ka qenë shumë i lartë, diku rreth 66 për qind.
Rezultate finale do të jepen pas orës 24:00, njofton Klan Kosova.



















