VMRO-DPMNE: Maqedonia dëshmoi se është shtet demokratik

E publikuar: 11/12/2016 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maqedonia sot dëshmoi se është shtet demokratik, ndërsa më me rëndësi për të ardhmen është se zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, pa kurrfarë incidente serioze. Këtë e theksoi sonte në konferencë për shtyp në selinë e VMRO-DPMNE-së drejtori i Qendrës për komunikime të partisë, Ivo Kotevski.

“VMRO-DPMNE u uron qytetarëve dhe e përshëndet zgjedhjen e tyre. Sot qytetarët e Maqedonisë qetë dhe me dinjitet masivisht dolën që të votojnë, duke treguar se dëshirojnë t’i vihet fund krizës dyvjeçare në të cilën LSDM-ja e ka futur vendin”, theksoi Kotevski.

Ai shtoi se qytetarët kanë marrë mundësi dhe e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre në mënyrë demokratike dhe pa presione që ta shprehin vullnetin e tyre dhe ta rrethojnë opsionin që ata mendojnë se është më i mirë për ta dhe për më të afërmit e tyre.

“Qytetarët lirisht dhe në mënyrë demokratike votuan për ofertën që ata konsideronin se u siguron të ardhme me prosperitet”, tha Kotevski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se me çka ka të bëjë dalja e madhe, ai tha se është herët të komentohet, por, siç shtoi, vlerëson se megjithatë ka të bëjë në motivimin e madh të qytetarëve dhe në atë që 20 ditët e kaluara në fushatë që e zbatuan të dy partitë, qytetarët kanë pasur mundësi të mirë të njoftohen me ofertën e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së dhe të pjesëmarrësve tjerë në zgjedhje dhe lirisht sipas vullnetit të tyre të vendosin çka është më së miri për ta dhe për të afërmit e tyre, shkruan alsat-m.