Zgjedhjet në Francë, Marine Le Pen reagon pasi sondazhet e nxjerrin të treten: Fitorja jonë vetëm sa…

E publikuar: 07/07/2024 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marine Le Pen, e cila bashkë-drejton Tubimin Kombëtar me Jordan Bardella, ka reaguar pas daljes së exit poll-eve.

Ajo sfidon, duke thënë se “fitorja e partisë së saj vetëm sa është vonuar” dhe ajo “e sheh fitoren të konfirmohet ditën e nesërme nisur nga shifrat e sotme”.

Le Pen, e cila ka kandiduar pa sukses për presidencën tre herë, tha gjithashtu se situata e presidentit Macron është e paqëndrueshme.

“Marine! Marine! Marine!”, brohorisnin mbështetësit e saj, ndërsa ajo u largua nga konferenca.