Zgjedhjet lokalet ndërmjetësojnë qendroret

E publikuar: 26/08/2017 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konstituimi i shpejtë i Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës, kërkesë e cila po përsëritet edhe nga ndërkombëtarët, ka 2 muaj e gjysmë nga përfundimi i zgjedhjeve që nuk po ndodh. Kryesia dhe degët e AKR-së, parti e cila po llogaritet si çelës i zhbllokimit të ngërçit politik për konstituimin e Qeverisë, po kërkojnë kandidimin e kryetarit të tyre Behgjet Pacolli për të parin e Prishtinës.

Në media sot është shkruar se kushti i Pacollit për bashkim me PAN-in është mbështetja e tij në garën për Prishtinën. Këto shkrime nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, i ka hedhur poshtë për RTK-në. Po ashtu sot gjatë ditës edhe Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se janë të gatshëm të takohen me koalicionin PAN.

Bahtiri ka thënë se e gjithë kryesia dhe degët kanë kërkuar që i pari i AKR-së t`i hyjë garës për kryeqytetin.

Mediat sot kanë shkruar  për mundësinë e një marrëveshjeje për nivel qendror ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së për garën në Prishtinë. Kjo marrëveshje thuhet se është kusht për bashkëpunimin e AKR-së me koalicionin PAN në nivel qendror. Por këto pohime në medie, Bahtiri i ka hedhur poshtë.

Në ndërkohë Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, po ashtu është cituar në medie sot se ajo ka deklaruar që është e hapur për një takim me përfaqësues të koalicionit PAN.

Edhe Ilir Deda, përmes telefonit ka konfirmuar për RTK-në një gjë të tillë. Por që ka hedhur poshtë mundësin e një bashkëpunimi me koalicion PAN.