Lajmet

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nënshtrim i Qeverisë së Kosovës

24.04.2016 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nënshtrim i Qeverisë së Kosovës

Sot, në territorin e Republikës së Kosovës, po mbahen zgjedhjet e Serbisë sipas Kushtetutës së saj, duke e konsideruar Kosovën pjesë integrale të Serbisë. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që t’i arsyetojë këto zgjedhje që po zhvillohen në Kosovë, njëjtë si kudo në Serbi. Isa Mustafa, që më shumë po ngjan si zëdhënës të Qeverisë së Serbisë, sesa kryeministër i një shteti të pavarur, në vend të kundërshtimit e ndalimit të këtyre zgjedhjeve, është vënë tërësisht në funksion të organizimit të tyre, dhe kështu në shërbim të Serbisë, duke legjitimuar edhe zyrtarisht praninë e Serbisë dhe pretendimet e saja mbi Kosovën.

Arsyetimi i Isa Mustafës, se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë buron nga dyshtetësia, është manipulim dhe i paqenë. Këtu po shmanget qëllimisht fakti i mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, si dhe shkelja flagrante e sovranitetit shtetëror dhe institucional të vendit. Më shumë se sa t’i ketë votat e serbëve që jetojnë në Kosovë (shtetas serb jetojnë edhe në Gjermani, Austri, Zvicër, Britani, Suedi, etj.), Serbia me këto zgjedhje do ta rikonfirmojë praninë e saj në Kosovë, dhe njëkohësisht në praktikë ta jetësojë qëndrimin e saj se Kosova është pjesë e Serbisë.

Për më tepër, këto zgjedhje po i organizon Serbia me trupat e saj, ndërsa roli i OSBE-së, që vepron në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të jetë vetëm mbulimi i pranisë së strukturave të Serbisë në organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe zëvendësimin e tyre në transportimin e materialit zgjedhor nga vendvotimet deri në pikën kufitare.

Me udhëzimin e lëshuar me 8 mars 2016 nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë, thuhet “për mbajtjen e zgjedhjeve për anëtarë të Asamblesë Nacionale, në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, si pjesë integrale e Republikës së Serbisë”.

Nuk ka dyshim që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke qenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës, Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm. Ndërsa, sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. Zgjedhjet e vetme që mund të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës janë zgjedhjet për institucionet qendrore apo lokale të Republikës së Kosovës, dhe të organizuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

Ne konsiderojmë se Qeveria e Kosovës ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta shtetërore sot.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare